lunedì, dicembre 16, 2013

Premtimi i Madh Marial i Fàtimas




Me 13 Maj të vjetit 1917, në Fàtima të Portugalísë, mbi nji kodër, Nâna e Zotit, Virgjina e Papërlyeme MARIA, i shfaqet 3 fmijve, që kishin dalë atje me kullotë dhentë : Luçisë, 10 vjeçe, Françeskut, 9 vjeç dhe Jasintes, 7 vjeçe. 

"Mos keni frigë," i thotë, "Jam prej Qiellit." 

"A dishironi me ardhë ktû diten e 13-të të çdo mueji ? A dishironi me i ofrue Zotit sakrifica dhe me pranue tana vuejtjet që ka me ju çue, në riparim të mkateve të shumta që fyejnë Madhninë e Tij Hyjnore dhe të blasfèmave kundër Zêmrës së Papërlyeme të MARISË ? Hiri i Zotit ka me ju mbështetë."

"Recitoni mirë, tana ditët dhe me devocjon, Rruxaren tuej për me sigurue Paqen e botës dhe konvertimin e mkatnorve."

Me 13 Qershuer, fmijët recitojnë Rruxaren mbi kodër kur Zoja e Fatimas u shfaqet për të dyten herë : 

"Kam me ardhë s'shpejtit me kërkue Françeskun dhe Jasinten. Ti, Luçia, duhesh me ndejë sepse JÉZUSI dishiron, nëpermjet tejet, me bâ që njerzit të me njofin dhe duejnë dhe me vendosë në botë Devocjonin e Zêmres teme të Papërlyeme. Kurajo; Nuk kam me të braktisë kurrë; Zêmra jeme e Papërlyeme ka me kênë Streha jote dhe Rruga që ka me të çue te Zoti." 

Zoja e Papërlyeme i kallxon mandej fmijve Zêmren e saj të rrethueme me ferra që e shpojshin prej tana ànve. Fmijët e kuptojnë se âsht Zêmra e Vuejtun dhe e Papërlyeme e Virgjinës MARI, e plagosun prej mkateve të njerzve, që kërkote Pendesë dhe Riparim. 

Misditen e 13 Korrikut, janë mbledhë 5000 vetë mbi kodër; recitohet Rruxarja dhe Nâna Shêjte shfaqet prapë tuej kërkue recitimin e përditshëm të Rruxares Shêjte, në nderin e saj, sepse vetëm Zêmra e saj e Papërlyeme mundet me sigurue Paqen dhe fundin e luftës. 

"Në Tetuer," shton Virgjina e Bekueme, "kam me bâ nji mrekulli të madhe në mnyrë që bota t'ju besojë; kam me thanë kush jam dhe çfarë dishiroj. Sakrifikójuni për mkatnorët dhe thoni : O JÉZUSI jem, për dashninë Tuej, për konvertimin e mkatnorve dhe në riparim të fýmjeve kundër Zêmrës së Papërlyeme të Virgjinës MARI". 

Në vazhdim, fmijve u shfaqet nji vizion i tmerrshëm i Fêrrit, ku janë t'mbyllun përjetsisht shumë shpirtna. "Ju e patë Fêrrin ku shkojnë shpirtnat e mkatnorve të shkretë. Për me i pshtue mkatnorët prej mallkimit, Hyji dishiron me krijue n'botë Devocjonin e Zêmres teme të Papërlyeme."

"Kur të recitoni Rruxaren, thoni kshtû në fund të çdo dhétshet : O JÉZUSI jem, fàlna mkatet tona, pshtóna prej zjermit të Fêrrit e merrni tana shpirtnat në Parriz, veçanarisht ata që kanë mâ tepër nevojë për Mshiren Tuej."

"N'kjoft se njerzit kanë me bâ kshtû si po ju kërkoj, shumë shpirtna kanë me u pshtue dhe ka me u vendosë paqja. Lufta âsht drejt fundit por n'kjoft se njerzit nuk pushojnë s'fýemit Zotin tonë, nji tjetër luftë mâ e keqe ka me fillue në kohen e Piut XI. Kur të shifni nji natë të ndriçueme prej nji dritë të panjoftun, díjeni se ajo âsht shêja e madhe që Zoti ju nep se ka me ndëshkue boten për mkatet e saja, nëpermjet luftës, ûjës, persekutimit të Kishës dhe të Papës. Me parandalue kté, kam me ardhë me ju kërkue Konsakrimin e Rusisë Zêmres teme të Papërlyeme dhe Kungimet e riparimit të 5 Shtundeve. N'kjoft se kërkesat e mija kanë me u ndigjue, Rusia ka me u konvertue dhe ka me pasë paqe. Përndryshej, Rusia ka me përhapë gabimet e saja nëpër botë dhe ka me provokue luftna e persekucjone kundër Kishës; të mirët kanë me u martirizue; Papa ka me vuejtë shumë; kombe të tana kanë me u zhdukë. Por në fund, Zêmra jeme e Papërlyeme ka me triumfue. Papa ka me ma konsakrue Rusinë, e cilla ka me u konvertue dhe nji periudhë paqjet ka me iu dhanë botës."

"Jíni gjithmonë besnik recitimit të përditshëm të Rruxares..."

Me 13 Gusht, Zoja e Fatimas u thote fmijve : "Lútuni, lútuni shumë. Recitoni mirë Rruxaren e përditshme dhe bani sakrifica për mkatnorët : shumë shkojnë në Fêrr sepse kërkush nuk lutet dhe nuk sakrifikohet për tà"

Me 13 Shtatuer, në Fatima janë mbledhë 30,000 vetë, që rrijnë nën shí. Edhe në kyt vizitë qiellore, Nâna e Zotit insiston gjithmonë mbi recitimin e Rruxares, për me sigurue fundin e luftës. 

Me 13 Tetuer, në nji ditë me shí, në vendin e zakonshëm janë mbledhë 70,000 vetë. Zoja e Fatimas deklaron : "Jam Zoja e Rruxares. Dishiroj që nji Kishë të ndërtohet ktû. Recitoni mirë Rruxaren përditë, sepse lufta âsht afër fundit. Por duhet që njerzit të konvertohen... duhet që të korrigjohen dhe të ndryshojnë mnyren e t'jetuemit. T'pushojnë s'fýemit Zotin tonë, që âsht boll i fyem; Duhet me bâ pendêsë !.."

Shiu pushon. Dielli fillon me u rrotullue rreth vedit tuej shpërnda rreze dritet të të tana ngjyrave. Kjo ndodh 3 herë; mandej, dielli shkëputet prej qiellit dhe, tuej u lshue me hov, duket se âsht tuej râ mbi turmen. Njerzit e tmerruem ulen në gjunj tuej thirrë : "mshirë !". Ky fenomen mbinatyror âsht konfirmue edhe prej jokatolikve prezent atje at ditë t'bekueme. Mrekullia zgjat 10 minuta; dielli, me zigzage, hyp në vendin e vet dhe kthehet në gjendjen normale në mesin e nji qielli të kthjêllt; Tana teshat e njerzve janë krejtsisht të thame. Të gjithë kndojnë "Credo-n" dhe "kombe të tana kanë me u zhdukë"

Përveç ksaj mrekullie të pamë prej tanve, po at ditë, Luçia shef Zojen e Malit të Carmelit, që mban në dorë Skapularin bojkaf të Urdhnit të Carmelitve. 

Qé tashti edhe Premtimi i Madh Marial i Fatimas. 

Në nji vizion të aprovuem prej Kishës shêjte Katolike Romane, me 10 Dhetuer 1925, Zoja e Rruxares i nep kyt premtim të jashtzakonshëm të zgjedhunës së saj, Motër Luçies : 

« Shife Zêmren teme të rrethueme prej ferrave, me t'cillat njerzit mosmirnjohës e shpojnë, nëpermjet blasfèmave dhe mosmirnjohjeve të tyne. Ti, s'pakut, me ngushlló, dhe thueji atyne që premtoj me ndihmue, në oren e deks, me hiret e nevojshme për shelbim, të tanë ata që të Shtunden e parë të 5 muejve rresht : 

* kanë me rrfye mkatet e tyne dhe kanë me marrë Kungimin shêjt...
* kanë me recitue Rruxaren...
* kanë me ndejë me mue gjatë 15 minutave tuej meditue Misteret e Rruxares...
* kanë me bâ tana kto akte me qëllim me riparue krimet e randa që fyejnë Zêmren teme të Papërlyeme... » 


Shënim : 

Rrfimi mundet me u ba në 8 ditët që paraprjnë ose që pasojnë të Shtunden e parë (kjo leje i âsht âsht dhanë Motres Luçie në nji vizion tjetër të aprovuem). Rruxarja shêjte mundet me u recitue në cilindo moment të ditës. Munden me u meditue disa Mistere, të zgjedhuna prej 15 Mistereve shêjte të Gzimit, Vuejtes dhe Lavdisë, ose mundet me u meditue nji Mister i vetëm; Meditimi mundet me u bâ në të njêjten kohë me recitimin e Rruxares ose mbrapa saj. Gjithashtu për marrjen e Sakramêndeve, besimtarët të kenë kujdes dhe të evitojnë të tanë ato t'ashtuquejtun meshtarë, të cillët, praktikojnë ceremoni sakrilegje në administrimin e Sakramendeve, të imponueme mbas Konçilit të II të Vatikanit, dhe pranojnë se janë "shugurue" mbas vjetit 1968. 

Arsyeja âsht se në dioçeza, mbas Konçilit, me përjashtime të vogla, praktikohen rite të ndryshme të administrimit të Sakramendeve prej riteve shêjte që Kisha Katolike Romane ka urdhnue gjithmonë meshtarët e saj me ruejtë dhe përdorë, nën dënimin e mallkimit. Në dioçeza, për me konsakrue ipeshkvijtë, mbas Konçilit, praktikohet riti invalid i 1968, i Palit të VI, rit që kundërshton thelbsisht ritin e përhershëm valid e katolik të Kishës shêjte Romane, e cilla ka urdhnue gjithmonë, e s'fundmi me anen e Papës Piu XII, në Enciklikun e tij "Sacramentum Ordinis" (30 Nanduer 1947), që kërkush mos të guxojnë, në të ardhmen, me ndryshue pjesët thelbsore të ritit të Sakramendit të Urdhnit. Vetëm nji anmik i Kishës së KRISHTIT Zot dhe nji ujk nën tesha qingjit, si Pali VI, mundet me e bâ nji gjâ të tillë, pra me ndryshue thelbin e Sakramendit, apo me kênë mâ i saktë, formen (fjalët e caktueme) e Sakramendit, tuej e bâ até të pavlefshëm dhe tuej bâ që kanditatët për ipeshkvij të mos bahen kurrë ipeshkvij. Riti invalid i konsakrimit të ipeshkvijve âsht shpallë prej Pali VI me 18 Qershuer të vjetit 1968. 

Pa ipeshkvijë valid nuk munden me egzistue meshtarë valid sepse duhet patjetër me kênë ipeshkëv për me mujtë me shugurue meshtar. (Kanoni 951)


O Virgjina MARI, e butë dhe e përvujtë, 
bàni që zêmra jeme t'i ngjasojnë Zêmrës tuej !

Mbretnesha e t'shêjtnueshmes Rruxare, lútuni për ne !